Vazhdojnë tensionet në Bosnjë

Vazhdojnë tensionet në Bosnjë

Një mjet shpërthyes me origjinë të panjohur shpërtheu mbrëmë vonë para kompleksit sportiv "Skenderia " në Sarajevë. Siç njoftojnë mediet lokale, nga shpërthimi nuk ka të lënduar, por është shkaktuar dëm i konsiderueshëm. Incidentin e konfirmoi Ministria boshnjake për punë të Brendshme, prej ku njoftuan se më shumë informacione do japin pas përfundimit të hetimit.br br Ndërsa qytetarët sërish dolën në protesta. Përsëritën kërkesat për dorëheqjen e qeverisë federale dhe bënë thirrje për formimin e, siç thonë ata, Qeverisë Popullore.br br "Nuk e di nëse ndonjë i nevrikosur do hedh gurë. Do shohim se çfarë do ndodh. Le të shpresojmë se protestat do të vazhdojë në mënyrë paqësore dhe se ata brenda do ta kuptojnë mesazhin tonë", u shpreh një protestues.br br Më parë, kryeministri i Federatës së BeH-së, Nermin Nikshiq , tha se do të ishte e papërgjegjshme që të japë dorëheqjen derisa nuk ndryshohet Kodi zgjedhor. Nga ana tjetër shefi i diplomacisë austriake Sebastian Kurc paralajmëroi se protestat sociale në Bosnje mund të kthehen në konflikt etnik - fetar. Ai bëri thirrje për luftë vendimtare kundër korrupsionit, reforma në gjyqësor dhe ndryshimin e Kushtetutës. Pos kërkesave për rrëzimin e qeverisë protestuesit kërkojnë abrogimin e privatizimeve të diskutueshme, uljen e pagave të ministrave në dy rroga mesatare, si dhe heqjen e kantoneve.


User: alsatmtv

Views: 0

Uploaded: 2015-08-21

Duration: 01:24

Your Page Title