A1 Report - Elbasan, Llalla: Oficerët gjyqësor nuk plotësojnë me prova dosjet

A1 Report - Elbasan, Llalla: Oficerët gjyqësor nuk plotësojnë me prova dosjet

ELBASAN - Në vitin e fundit në Elbasan është rritur krimi kundër pasurisë ndërsa dosjet ngelin të pa plota nga ana e oficerëve të Policisë Gjyqësore dhe ndaj tyre nuk merren masa.br br Deklarata është bërë sot nga Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla i cili ishte i pranishën në analizën vjetore të institucionit të akuzës së Elbasanit, bashkë me kreun e kësaj prokurorie, Gentian Osmanin. Sipas tij, gjatë vitit 2013 nga kjo prokurori janë trajtuar 3653 çështje.br br Për kryeprokurorin Llalla, problem janë abuzimet e funksionarëve lokalë me paratë e publikut. Sipas kryeprokurorit, nuk merren masa ndaj oficerëve të Policisë Gjyqësore kur ata nuk e dokumentojnë një çështje me prova të plota.br br Në fjalën e tij, Llalla ka shprehur pakënaqësi edhe në mënyrën e trajtimit të çështjeve që duhet të mbahen sekrete. "Mënyra e trajtimit të materialeve sekrete lë shumë për të dëshiruar", ka deklaruar kryeprokurori, Adriatik Llalla.br br Gjithashtu ky i fundit ka prezantuar edhe ngritjen e njësisë Task-Forcë kundër krimit ekonomik në Prokurorinë e Elbasanit, që sipas tij do të hetojë korrupsionin e njerëzve me pushtet.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2015-08-21

Duration: 01:45

Your Page Title