Kacin: Maqedonia është fajtore e vetvetes

Kacin: Maqedonia është fajtore e vetvetes

Deputeti slloven në Parlamentin Evropian Jelko Kacin deklaron se Maqedonia është akoma më keq se Bosnja për sa i përket rrugës evropiane. Në një intervistë për televizionin boshnjak BHT, Kacin tha se Maqedonia është përgjegjëse për frenimin e saj në procesin euro-atlantik, pasi ka zgjedhur të kthehet në kohën e gurit.br br "Starti i Bosnjë-Hercegovinës është nga e tashmja, ndërsa i Maqedonisë nga koha antike. Maqedonia, pengesë të vetme ka vetveten. Po të donin, ata do të gjenin zgjidhje për çështjen e emrit, dhe prej kohësh do të bëheshin pjesë e NATO-s e do nisnin bisedimet... Ata kanë vendosur që të mos jenë maqedonas. Unë e kuptoj gjuhën e tyre, madje mund dhe të flas pak maqedonisht pasi është gjuhë sllave. Por ata thonë se nuk janë më sllavë, tani ata janë grek antik. Ata hiqen më të vjetër, dhe madje u kanë dhënë civilizimin grekëve, Aleksandri i Madh ka civilizuar grekët. Ajo që po ndodhë në Maqedoni është e papërgjegjshme", tha Jelko Kacin, deputet i PE-së.br br Kacin madje ironizoi edhe faktin që ndonëse kanë shumë ngjajshmëri me bullgarët, njëra palë është sllave ndërsa tjetra është grekë antik.br br "Ata ngrenë përmendore të kohërave të frikshme, nuk e di a do kthehen pas deri në kohën e gurit, nëse mund të tregohem cinik. Por, mua më vjen keq për maqedonasit dhe ato ndarje që po ndodhin në baza historike dhe kur provokojnë bullgarët.. Atëherë shtrohet pyetja kush janë bullgarët.. kanë shenjtorë të njëjtë, libra të njëjtë, këngë të njëjta, kisha të njëjta, tani disa janë grekë antikë, disa sllavë të vjetër", deklaroi Jelko Kacin, deputet i PE-së.br br Kacin i cili është raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian lavdëroi autoritet serbë si 'të ndërgjegjshëm, të përgjegjshëm dhe të pjekur', virtyte që i dëshmuan në çështjen me Kosovën. Ai shtoi, se sikurse çdo shtet, edhe Serbia mund të ndryshojë kushtetutën e saj, para hyrjes në BE, për të sqaruar çështjet territoriale me Kosovën. Nga ana tjetër, sipas Kacin, pozicioni neutral i BE-së ndaj Kosovës është zgjidhje e përkohshme kompromisi.


User: alsatmtv

Views: 0

Uploaded: 2015-08-21

Duration: 01:55