A1 Report - Projekti "Lungomare" ne Vlore perzgjidhen 5 projekte arkitekturore

A1 Report - Projekti "Lungomare" ne Vlore perzgjidhen 5 projekte arkitekturore

TIRANE- Ndërtimi i projektit të shëtitores së re të Vlorës përgjatë vijës bregdetare, e njohur me emrin "Lungomare", ka nisur të konkretizohet.br br Një juri ndërkombëtare ka përzgjedhur 5 studiot projektuese që kanë hartuar projektin për ndërtimin e kësaj vepre 5 km të gjatë.br br Më 21 shkurt 5 studiot e përzgjedhura ndër 45 që sollën projekte do të prezantohen në qytetin e Vlorës.br br Projektet që kalojnë në fazën e dytë të këtij konkurimi janë realizuar nga: L'AUC Paris, Djamel Klouche, Francë; DOGMA Martino Tattara, Belgjikë -- Itali; HFF Simon Hartmann, Zvicër; MBAS Matthias Bauer, Gjermani; XDGA Xaveer de Geyter, Belgjikë.br br Emrat e studiove që vijnë nga vende të zhvilluara europiane janë përzgjedhur mes 45 studiove konkuruese nga një juri ndërkombëtare.br br Studiot që kanë përgatitur 5 propozimet e përzgjedhura do të ftohen në Vlorë, më datë 21 Shkurt për të prezantuar projektet e tyre drejtpërsëdrejti përpara Jurisë Ndërkombëtare Finale dhe qytetarëve të Vlorës.br br Aty do të përzgjidhet edhe fituesi i konkursit dhe do të ndahen çmimet e paracaktuara.br br Do të ketë 3 Çmime për tre propozimet më të mira, si edhe një çmim special për studion më të mirë vendase (ju rikujtoj që ka 15 aplikime nga studio të trevave shqiptare).br br Lista e 5 propozimeve më të mira, mes 45 propozimeve që aplikuan, u vendos nga një Juri Ndërkombëtare e përbërë nga 5 anëtar, të cilët janë: Rainer Hehl, Andreas Ruby, Anne Charlotte Malterre Barthes, Johan Anrys dhe Daniel Gjoni.br br Më 28 Nëntor të vitit që lamë pas, Ditën e Pavarësisë së Kombit, Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit prezantoi në prani të qytetarëve të Vlorës Konkursin Ndërkombëtar për Vijën Bregdetare të këtij qyteti.br br Konkursi u organizua për të mbledhur idetë më të mira të projektimit urban, për një vijë bregdetare me shtrirje nga Pylli i Sodës deri tek tuneli i Ujit të Ftohtë.


User: Report TV

Views: 3

Uploaded: 2015-08-21

Duration: 01:42