Komisionari Stefan Fyle për vizitë në Sarajevë

Komisionari Stefan Fyle për vizitë në Sarajevë

Komisioneri për zgjerim i BE-së, Stefan Fyle prej sot po qëndron për vizitë dy-ditore në Sarajevë. Mediat në Bosnjë transmetojnë se gjatë vizitës, Fyle udhëheqësve të Bosnjës do tua theksojë nevojën për marrjen e përgjegjësisë për zgjidhjen e çështjeve të rëndësishme shtetërore. Para takimit, Fyle deklaroi se ngjarjet në Bosnjë dhe Hercegovinë i ndjek me shqetësim të madh dhe vuri në dukje se nuk është koha për konfrontim midis udhëheqësve politik në vend. Delegacioni i BE-së në Bosnjë, njoftoi se deri në fund të javës së ardhshme, Sarajevën do ta vizitojë dhe Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Catherine Ashton. Në ndërkohë, nga Fondacioni gjerman, "Friedrich Ebert" , paralajmëruan për shpërbërjen e mundshme të Bosnjës. Analistët e Fondacionit vlerësojnë se nëse nuk bëhen reforma urgjente dhe të plota, për disa vite mund të pritet konferenca "Dejtoni 2", në të cilën vendi do të ndahet në tri pjesë. Përndryshe, edhe sot nëpër qytete të ndryshme të vendit kishte protesta të reja.


User: alsatmtv

Views: 0

Uploaded: 2015-08-21

Duration: 00:59