A1 Report - Naço: Ndihme juridike falas per personat me aftesi te kufizuar

A1 Report - Naço: Ndihme juridike falas per personat me aftesi te kufizuar

TIRANË-Ministria e Drejtësisë organizon dhe krijon Komisionin Shtetëror për Ndihmën Juridike, "si një institucion kryesor në garantimin e aksesit të qytetarëve, që nuk kanë mundësi të përballojnë shpenzimet gjyqësore".br br Këtë gjë bëri të ditur sot Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, gjatë konferencës me temë "Aksesi në Drejtësi: Një fokus i ri për nenet 12 dhe 13 të Konventës së OKB-së për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara".br br Duke theksuar se Ministria që ai drejton "do të synojë ta ngrejë drejtësinë shqiptare drejt standardeve më të larta evropiane, duke u përpjekur maksimalisht që respektimi i të drejtave të personave në nevojë të përbëjë kryefjalën e reformave në përsosjen e këtij sistemi", ai foli më gjatë për këto pika.br br Sipas Naços, "Përfshirja e personave me aftësi të kufizuar në kategorinë e subjekteve përftuese të këtij shërbimi ka qenë objekt i zbatimit të ligjit që garanton ofrimin e ndihmës juridike falas".br br KLINIKA LIGJORE TË SPECIALIZUARA PËR TË NDIHMUAR SHTRESAT NË NEVOJËbr Aktualisht, sipas Ministrit të Drejtësisë, "përbën prioritet ngritja dhe funksionimi me eficencë të plotë në nivel lokal i Klinikave Ligjore të specializuara në ofrimin e ndihmës juridike, me qëllim ardhjen në ndihmë të shtresave në nevojë që nuk kanë mundësi ekonomike, por edhe fizike apo sociale të përballojnë distancën e vendbanimit të tyre me zyrat e komisionit në Tiranë". br br Sipas tij, "garantimi i aksesit në drejtësi, ndikon drejtpërdrejtë në rritjen dhe forcimin e transparencës, përgjegjshmërisë, paanësisë dhe efektivitetit të sistemit të drejtësisë, në mbështetje të rolit deçiziv të qytetarëve dhe të të gjithë aktorëve të tjerë të interesuar, me fokus të veçantë aksesin e personave me aftësi të kufizuar."br br "Ndërmarrja e nismave ligjore dhe administrative me objekt sigurimin e respektimit të standardeve më të larta ndërkombëtare në fushën e të drejtave të njeriut, duke përfshirë aksesin e plotë dhe të barabartë në një drejtësi për të gjithë dhe me të gjithë, duhet të përbëjë qëllimin e punës së të gjitha institucioneve në nivel vendimmarrje dhe ligjzbatuese", vijoi Naço.br Sipas tij, "Në kuadrin e të drejtës për një proces të rregullt ligjor, e drejta për t'iu drejtuar gjykatës, pra aksesi në gjykatë, konsiderohet si një e drejtë thelbësorë që duhet t'i sigurohet çdo individi pa asnjë lloj dallimi, e në veçanti atyre që janë me aftësi të kufizuar. Nëse nuk garantohet e drejta për t'iu drejtuar gjykatës atëherë cënohet dhe e drejta për të ngritur pretendime civile, apo për të kundërshtuar akuzën para një gjykate, apo edhe për të ekzekutuar vendimet gjyqësore".br br "Në më të shumtën e rasteve të gjykuara nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, objekt i çështjeve kanë qenë pikërisht barrierat që institucionet i vendosin qytetarëve në aksesin e tyre për të marrë pjesë aktivisht në procese vendimmarrëse që lidhen drejtpërdrejtë me ushtrimin e të drejtave të tyre kushtetuese", shtoi Ministri Naço.


User: Report TV

Views: 2

Uploaded: 2015-08-21

Duration: 01:42