Ivanov kandidohet edhe për një mandat

Ivanov kandidohet edhe për një mandat

Gjorge Ivanov i është përgjigjur pozitivisht iniciativës së intelektualëve për rikandidimin e tij për mandatin e dytë për president. Mandatin e tij të parë, Ivanov e vlerësoi si të suksesshëm dhe frytdhënës, që sipas tij, ka qenë i bazuar në bashkim dhe patriotizëm. Kandidatura e tij është e treta në konkursin publik të VMRO-së pas asaj të Jove Kekenovskit dhe Bozhidar Noqev.br br "Vendosa që të pranoj iniciativën për kandidimin tim për president të Maqedonisë, dhe do ta dorëzoj kandidaturën time në Konventën e VMRO DPMNE-së për zgjedhjen e kandidatit për president të Maqedonisë", u shpreh Gjorge Ivanov, President.Ivanov madje beson në bashkimin e të gjitha komuniteteve në Maqedoni, për sjelljen e vendimeve të mençura, siç thotë ai.br br "Unë besoj fuqishëm se të gjithë bashkë, qytetarët e Maqedonisë, maqedonasit, shqiptarët, turqit, serbët, romët, vllahët, boshnjakët, dhe të tjerët; të krishterët, myslimanët, hebrenjtë dhe ateistët, kemi potencial dhe kapacitet të sjellim vendime të mençura", tha Gjorge Ivanov, President. br br Kandidatin e saj, VMRO DPMNE-ja do ta zgjedh me votim të fshehtë nga 1300 delegatët në Konventën Zgjedhore të 1 marsit. Afati i fundit për vetë-kandidim në konkursin e VMRO-së mbyllet nesër. BDI-ja nuk dëshiron të komentojë kandidaturën e Ivanovit, duke thënë se nuk u interesojnë emrat, por koncepti i kandidatit konsensual. Thonë se do të prononcohen kur të ketë përgjigje zyrtare nga partia e Gruevskit.


User: alsatmtv

Views: 0

Uploaded: 2015-08-21

Duration: 01:25

Your Page Title