A1 Report - Rama ne Oksford: Shqiperia do ta marre statusin, po punojme per kete

A1 Report - Rama ne Oksford: Shqiperia do ta marre statusin, po punojme per kete

LONDER- Kryeministri Edi Rama shprehet optimist se Shqipëria do ta marrë statusin e kandidatit në muajin Qershor. Teksa po qëndron në Londër, Rama në një leksion të mbajtur në universitetin e Oksford, ka deklaruar se qeveria e tij po punon fort për t'u përfshirë bindshëm në procesin e integrimit.br br Kreu i qeverisë ka shtuar se "i gjithë procesi i integrimit europian nuk është vetëm një destinacion, por një set vlerash dhe standardesh që konsolidohet nëse të gjitha vendet, specifikisht të rajonit, punojnë së bashku për ta pasur".br br "Europa nuk është një destinacion jashtë nesh. Europa duhet të jetë dhe është një destinacion brenda nesh. Arsyeja e parë dhe më e rëndësishme përse Ballkani ka nevojë për një BE të fortë dhe duhet të bëhet pjesë e saj, janë vlerat mbi të cilat u themelua Europa dhe ajo që ato vlera përfaqësojnë sot. Vendosmëria e vendit tim për t'ju bashkuar BE lidhet me vullnetin tonë për të kontribuar në suksesin e një projekti ndërkombëtar brilant, të një Bashkimi Europian që kontribuon ndërkaq për begatinë e miliona njerëzve, që krijon shoqëri akoma më të hapura dhe që kontribuon për një botë më të barabartë.br br Shpresoj që ndërkohë që Shqipëria vazhdon këtë udhëtimin të brendshëm progresi dhe ndryshimi në mënyrë që të arrijë integrimin në BE, Britania e Madhe të jetë me ne, duke na shtyrë në drejtimin e duhur. Ne jemi të vendosur të ndërmarrim të gjitha hapat e kërkuar në mënyrë që të marrim statusin e vendit kandidat.br br Ne do të punojmë fort, duke mbajtur gjithmonë ne mendje se integrimi në BE nuk është vetëm një destinacion, por është një set vlerash dhe standardesh që ne si fillim duhet ti ndërtojmë në vend. Unë jam shumë i vetëdijshëm se nuk mund të jemi të vetëm në këtë udhëtim. Unë e di se bashkëpunimi rajonal është një faktor kyç në procesin e integrimit, dhe për të siguruar një integrim të suksesshëm dhe për të kontribuar për të ardhmen e BE-së, ne jemi të vendosur të punojmë sa më fort që të jetë e mundur me të gjithë fqinjët.br br Ne jemi të sigurt që Shqipëria do të përfitojë nga BE-ja. Dhe mund t'ju premtoj se BE do të përfitojë nga brezi i ri i shqiptarëve", tha kryeministri Edi Rama në leksionin e dhënë në Universitetin e Oksford.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2015-08-21

Duration: 01:07

Your Page Title