Georgievski: Presidenti të zgjidhet në Kuvend

Georgievski: Presidenti të zgjidhet në Kuvend

Ish kryeministri dhe kryetari i VMRO Partisë Popullore, Ljubço Georgievski ka dalë me propozim që presidenti i shtetit të zgjidhet në Kuvend. Madje Georgievski propozon që të sillet edhe posti i zvpresidentit, me qëllim që njëri nga këto dy poste ti përkasë komunitetit shqiptarë. Propozimin e tij ai e mbështet në kompetencat kushtetuese të presidentit, të cilat janë shumë të vogla në krahasim me legjitimitetin i cili fitohet në zgjedhje të drejtpërdrejta. Georgievski tha se kështu do të evitohen edhe krizat ndëretnike në zgjedhjet presidenciale, të cilat u shfaqën në prag të këtyre zgjedhjeve.br br "Duam zyrtarisht tu propozojmë të gjitha partive politike, në Maqedoni që të ndryshohet Kushtetuta në pjesën e zgjedhjes së presidentit. Të ulemi në tavolinë, dhe të dalim nga kjo situatë krize me një marrëveshje, pas përfundimit të këtyre zgjedhjeve të hapim iniciativën për zgjedhjen e presidentit në Kuvend, por edhe të sjellim postin e zvpresidentit, me çka do të kënaqen shumë apetite, etnike dhe të tjera", tha Ljubço Georgievski, VMRO Popullore.br br Georgievski gjithashtu u ka bërë thirrje partive kryesore politike që të firmosin një deklaratë pro integrimeve euro-atlantike, dhe qytetarët të japin mandat për partinë që do të zgjedh kontestin e emrit. VMRO Partia Popullore ka formuar edhe shtabin e saj zgjedhor. Nuk kanë vendosur nëse do të përkrah ndonjë nga kandidatët presidencial, por është e sigurt se nuk do ta përkrahin kandidatin e VMRO-së Gjorge Ivanov. Partia e Georgievskit po përgatitet edhe për zgjedhje të parakohshme parlamentare, në të cilat mund të jetë pjesë e koalicionit me LSDM-në, nëse merren vesh me partinë e Zaevit. Në të kundërtën, do të garojnë me listat të veta.


User: alsatmtv

Views: 0

Uploaded: 2015-08-21

Duration: 01:36

Your Page Title