Përleshje mes Tatarëve dhe pro-rusëve

Përleshje mes Tatarëve dhe pro-rusëve

Qindra banorë të gadishullit ukrainas Krime dhe një grup më i madh i Tatarëve lokal u përleshën sot para asamblesë lokale në qytetin, Simferopol. Përleshjet ndodhën kur banorët pro - rus, të cilët protestuan kundër siç thonë banditëve në Kiev të cilët formojnë qeverinë e re, janë takuar me Tartarët që në një kundër- protestë brohoritnin parulla kundër ndarjes së Ukrainës. Policia nuk ka arritur ti ndajë grupet, ku dhjetëra njerëz u lënduan rëndë. Menjëherë pas kësaj, ushtria ruse ka filluar një stërvitje emergjente në pjesën perëndimore të vendit. Ndërkohë, në ndërtesën administrative në qytetin Simferopol protestuesit vendosën një flamur rus dhe kërkuan ndihmën e autoriteteve në Moskë. Pasi qeveria e re në Kiev këtë mëngjes njoftoi se ka shpërbërë njësinë speciale të policisë, Berkut , aktive gjatë protestave në sheshin Majdan, njerëzit në Krime qëndruan në mbrojtje të policisë speciale.br br "Këtu nuk i fshehim fytyrat. Krimea e mbështet Berkutin. Motoja jonë është: Berkuti për njerëzit, njerëzit për Berkutin", tha Igor- protestues.br br Në Kiev sot u mbaj një proteste kundër demonstruesve në Krime, ku turma akuzoi udhëheqësit pro - rusë se dëshirojnë ta ndajnë vendin. Ndërkohë, Sekretari amerikan i Shtetit , Xhon Keri dhe Sekretari i Jashtëm britanik Viliam Hejg ranë dakord se Ukraina nuk është fushëbetejë e interesave të lindjes dhe perëndimit.br br "Gjëja më e rëndësishme është që Ukraina ta mbajë pavarësinë dhe integritetin territorial. Dërguam një mesazh autoriteteve se në qeverinë e re duhet të ketë përfaqësues nga të gjitha pjesët e vendit dhe të lehtësohet ndarja e popullatës", u shpreh Vilijam Hejg, ministër i Jashtëm i Britanisë së Madhe.br br Gazetat londineze njoftojnë se Hejg së shpejti do të udhëtojë në Kiev, ku qeverisë së re të përkohshme do tua përcjell mesazhet nga bisedimet e tij me Sekretarin Keri.


User: alsatmtv

Views: 0

Uploaded: 2015-08-21

Duration: 01:52