A1 Report - Viktimat e trafikimit pa qender rehabilitimi, 3 raste ne 2 muaj

A1 Report - Viktimat e trafikimit pa qender rehabilitimi, 3 raste ne 2 muaj

DURRËS-Mungesa e një ambienti të përshtatshëm për akomodimin e viktimave të trafikimit është shqetësimi kryesor për trajtimin e personave të prekur në qarkun e Durrësit.br br Shqetësimi është ngritur nga prefekti i qarkut, Roland Xhelialj, në mbledhjen e Komitetit Rajonal Antitrafik, i cili tha se vetëm në 2 muajt e këtij viti janë evidentuar 3 raste të trafikimit të qenieve njerëzore.br br "Gjatë kësaj periudhe janar-shkurt nga seksion antitrafik janë evidentuar 3 vepra penale nga të cilat 2 prej tyre për kalim të paligjshëm të kufirit dhe 1 është për shfrytëzim prostitucioni në rrethana rënduese. Ndër shqetësimet kryesore është mungesa e një ambienti të akomodimit të viktimave në momentin e parë të asistimit të tyre", tha Roland Xhelialaj.br br E pranishme në takim ishte edhe zvministrja e Punëve të Brendshme, Elona Gjebrea e cila kërkoi nga njësitë vendore krijimin e një database të dhënash për të gjitha kategoritë e rrezikuar nga trafikimi, për të parandaluar apo zbuluar rastet e më të prekshme. Në këtë takim morën pjesë edhe përfaqësues të njësive vendore në nivel qarku.


User: Report TV

Views: 1

Uploaded: 2015-08-21

Duration: 01:42