A1 Report - Ligji i Lustracionit, PS e LSI jane pro hapjes se dosjeve

A1 Report - Ligji i Lustracionit, PS e LSI jane pro hapjes se dosjeve

TIRANE- E majta mirëpret nismën e avokatit të popullit Igli Totozani, për të hapur dosjet e bashkëpunëtorve dhe anëtarëve të sigurimit të shtetit gjatë periudhës komuniste.br br Deputeti socialist Xhemal Qefalia, duke folur në një intervistë për A1 Report sqaron se kjo focë politike e mirëpret një nismë të tillë, ndërsa shton se Shqipëria është e vonuar në krahasuar më shumë vende të rajonit.br br Në të njëjtën linjë është dhe deputeti i LSI-së, Luan Rama, ku përveç të tjerash shprehet se nisma e bazuar edhe në modelin gjerman, do ketë përkrahjen e Lëvizjes Socialiste për Integrim në sallën e parlamentit. Luan Rama ironizon edhe qëndrimin hezitues të Partisë Demokratike për këtë cështje.br br Pak kohë më parë Avokati i Popullit Igli Totozani ka depozituar një nismë në kuvendin e Shqipërisë, ku propozon që legjislativi të miratojë ligjin për hapjen e dosjeve.


User: Report TV

Views: 2

Uploaded: 2015-08-21

Duration: 02:32

Your Page Title