Vazhdon bashkëpunimi me kardiokirurgët amerikanë

Vazhdon bashkëpunimi me kardiokirurgët amerikanë

Tek 18 fëmijë nga Maqedonia janë kryer ndërhyrje kardio-kurirgjikale me ndihmën amerikane. Për herë të pestë, në Maqedoni qëndroi ekipi i kardiokirurgut neonatal amerikan Uiliam Novikov dhe me ndihmën e tij janë kryer disa ndërhyrje tek fëmijët që kishin problem në zemër. Dy fëmijë vdiqën pas operacionit për shkak se bëhej fjalë për raste shumë të komplikuara.br br "16 fëmijë ndihen mirë. Një pjesë e tyre janë lënë në shtëpi, dy fëmijët që vdiqën ishin në një situatë shumë të vështirë dhe të ndërlikuar, një fëmijë ishte fatkeqësisht edhe me sindromën e Daunit, kurse tjetri me defekte të rënda në zemër, ku shkalla e vdekshmërisë është shumë e lartë", tha Nikola Todorov, ministër i Shëndetësisë.br br "Jemi jashtëzakonisht të kënaqur që kemi mundur të kujdesemi për kaq shumë fëmijë. Ekipi vendor është jashtëzakonisht i mirë dhe këtë radhë disa nga operacionet kanë mundur t'i kryejnë vetëm. Në vend që ata të ishin ndihmë rezervë për mua, kam qenë unë ai që kam qenë ndihmë rezervë për ta, dhe mendoj se ka një përparim serioz", deklaroi Uiliam Novikov, kardiokirurg neonatal nga Amerika.br br Çdo vit në Maqedoni lindin 250 fëmijë me probleme në zemër, kurse 100 prej tyre kanë nevojë për operacion. Aktualisht, 42 fëmijë janë duke pritur ekipin maqedonas së bashku me mjekët amerikanë, që t'i ndihmojnë në evitimin e problemeve në zemër. Ekipi nga Amerika do të vijnë 5 herë në vit, kurse deri tani ka kryer 67 operacione.


User: alsatmtv

Views: 4

Uploaded: 2015-08-21

Duration: 01:29