A1 Report - Durrës, furgoni i mishit përplaset me BMW vdes drejtuesi i mjetit

A1 Report - Durrës, furgoni i mishit përplaset me BMW vdes drejtuesi i mjetit

DURRËS - Një aksident më pasojë një të vdekur është shënuar mëngjesin e sotëm në hyrje të Sukthit në rrethin e Durrësitbr br Një furgon i një fabrike mishi me targa AA788EK që drejtohej nga Marsel Rrapi, 28 vjeç, banues në Tiranë u përplas me një makinë tip BMW me targa AA94CZ që drejtohej nga Ilir Ajazaj.br br Përplasja rezultoi me pasoja të rënda për drejtuesin e furgonit, i cili fillimisht u dërgua në gjendje të rëndë në spitalin e Durrësit, por nuk mundi ti mbijetojë plagëve të marra.br br Grupi hetimor i mbërritur në vendngjarje nisi punën për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti, ndërsa ka shoqëruar drejtuesin e mjetit tip BMW, Ilir Ajazajn.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2015-08-21

Duration: 00:38