A1 Report - Moro: S' japim azil politik në Francë. Opozita të mos bllokojë

A1 Report - Moro: S' japim azil politik në Francë. Opozita të mos bllokojë

SHKODER- Ambasadorja franceze, Christine Moro ishte e qartë kur përcolli shqetësimin e rritjes së numrit të azilkërkuesve shqiptarë në Francë, por dhe mesazhin tjetër: Kush kërkon azil politik nuk e merr!"br br Christine Moro ishte sot paradite në një takim me studentët e Universitetit "Luigj Gurakuqi", dhe çështja e azilkërkuesve dhe marrja e statusit të vendit kandidat në BE ishin 2 nga temat e bashkëbisedimit. br br "Ka një rritje të numrit të azilkerkuesve. Nuk e kuptojme pse. Shqipëria ka probleme ekonomike dhe jo për të drejtat e njeriut. Kush kerkon azil politik nuk e merr!" mësohet të ketë thënë ambasadorja informon gazetari ynë Elvis Nabolli.br br Ambasadorja Christine Moro bëri me faj politikën e brendshme për vonesën e marrjes së statusit. Duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunit pozitë-opozitë, Moro u shpreh opozita duhet të kuptojë rolin e vet dhe jo të bllokojë.br br "Ka pasur ngadalësim në procesin e integrimit! Këto vonesa janë komplekse nga politika e brendshme dhe duhet të ketë bashkëpunim mes pozitës dhe opozitës. Opozita te kuptojë rolin e vet dhe jo të bllokojë se në këtë rast opozita nuk njeh vendimin e popullit," nënvizoi Moro.br br Lidhur me administratën, ambadorja u shpreh se është një çështje komplekse dhe jo në çdo rast që ndryshon mazhoranca duhet të ndryshojë ajo.


User: Report TV

Views: 1

Uploaded: 2015-08-21

Duration: 01:54