A1 Report - FMN dhe BB, raport per sistemin financiar e bankar ne Shqiperi

A1 Report - FMN dhe BB, raport per sistemin financiar e bankar ne Shqiperi

SHBA- Raporti i vlerësimit të sistemit Financiar në Shqipëri, i realizuar nga ekspertë të Fondit Monetar dhe Bankës Boterore thekson se "edhe pse Shqipëria e përballoi krizën e vitit 2008 relativisht mirë, ekonomia është e dobët, ç'ekuilibri makroekonomik është i madh dhe sektori financiar përballet me disa risqe"br br Raporti, i cili u bë publik sot, vëren se "politikat zbutëse kanë shteruar, ndërkohë që një pjesë e madhe e borxhit publik afatshkurtër përmban risqet e rinovimit. Me tregtinë dhe lidhjet e forta me zonën EURO, ekonomia është e ndjeshme dhe ndaj rreziqeve të jashtme", shkruhet në raport për vitin 2013.br br Sipas ekspertëve të Fondit Monetar dhe Bankës Botërore disa tipare të sektorit bankar shqiptar e rrisin dobësinë e tij kundrejt goditjeve.br br "Bankat zotërojnë sasi të mëdha të fondeve të emetuara nga qeveria gjë e cila i ekspozon ndaj humbjeve të konsiderueshme, në rast të rivlerësimit të çmimit të borxhit. Bilancet -- thuhet në raport - janë përkeqësuar për shkak të rritjes së shpejtë të kredive të këqija dhe rënia e fortë e përfitueshmërisë lë pak vend për t'u përballur me goditjet".br br Edhe orientimi i fortë ndaj Euros konsiderohet një burim tjetër dobësie, ndërkohë që vlerësohet se "rreziku sistemik është rritur së fundmi edhe me krijimin e fondeve të investimit.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2015-08-21

Duration: 01:10