A1 Report - Mbërrin në Shqipëri trupi i Ilia Karelit, u vra në burg në Greqi

A1 Report - Mbërrin në Shqipëri trupi i Ilia Karelit, u vra në burg në Greqi

FIER- Trupi i Ilia Karelit, shqiptarit që humbi jetën në burgun e Nigritas në Greqi, pas dhunës së ushtruar mbi të, mbërriti pasditen e sotme në Shqipëri përmes pikës kufitarë të Kakavijës në Gjirokastër.br br Trupi i pajetë Karelit, i njohur në Shqipëri me emrin, Kudret Kume, u prit nga familjarët e tij dhe pas përfundimit të procedurave në doganë u dërgua në fshatin Zhupan të Fierit, ku dhe do të varroset.br br Halla e tij, Yllvije Hoxha në një komunikim me mediat fajësoi policinë greke për dhunë të paprecedentë dhe tortura ç'njerëzore ndaj nipit të saj.br br Kjo e fundit i bëri apel instancave të shtetit shqiptar të kërkojë nga autoritetet greke zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.br br "Torturat ndaj tij janë ç'njerëzore. Kërkojmë nga shteti drejtësi, dhe të zbardhet ngjarja. Ilia humbi jetën nga dhuna e ushtruar", tha halla e Ilia Karelit.br br Kareli u gjet i vdekur në qelinë e tij më 28 mars, tre ditë pasi vrau me thikë gardianin e burgut të Malandrinos në Greqi.br br Rezultatet e autopsisë së trupit të 40-vjeçarit shqiptar tregojnë se vdekja e tij është shkaktuar si pasojë e traumave nga goditjet me sende të forta.br br Sipas oficerëve të policisë në shtetin fqinj, Kareli është gjetur i vdekur vetëm pak orë pasi ishte kthyer nga prokuroria ku ishte marrë në pyetje dhe kishte kërkuar të falur.br br Ndërkohë Ministria e Punëve të Jashtme kërkoi një ditë më parë nga autoritet greke zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.


User: Report TV

Views: 1

Uploaded: 2015-08-22

Duration: 01:28

Your Page Title