A1 Report - Shijak, atentati ndaj biznesmenit Hoxha dyshohet për konkurrencë

A1 Report - Shijak, atentati ndaj biznesmenit Hoxha dyshohet për konkurrencë

SHIJAK - Ilir Hoxha, biznesmeni, cili mbeti i plagosur në një atentat me armë zjarri mbrëmjen e së dielës, ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spitalin rajonal të Durrësit. Sipas bluzave të bardha pranë këtij institucioni plumbat nuk i kanë prekur organet jetësore 45-vjeçarit.br br Blutë e Durrësit lidhur më këtë ngjarje kanë shoqëruar 10 persona, të cilët pasi janë marrë në pyetje në ambjentet e policisë së Durrësit janë lënë të lirë, ndërsa policia vijon sërissh hetimet intensive për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.br br Të afërm të biznesmenit janë shoqëruar gjithashtu në polici për të dhënë detaje lidhur me faktin nëse Hoxha kishte konflikte të hapura me ndonjë person. 45 vjeçari, pronar i të paktën 5 bizneseve në Durrës, ra pre e një pritë të armtasour në afërsi të banesës tij.br br Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur "4 Rrugët e Shijakut", kur persona të paidentifikuar e qëlluan biznesmenin, sapo ai zbriti nga makina tip BMW dhe i ishte drejtuar shtëpisë. Policia mbërriti në vendngjarje dhe nisi hetimet, të cilat janë të përqendruar në të kaluarën e tij.br br Ndërkaq, mes të tjerave po hetohet edhe pista e konkurrencës, pasi mendohet se Hoxha kishte pasur përplasje me pronarë të bizneseve konkurrente.


User: Report TV

Views: 18

Uploaded: 2015-08-22

Duration: 01:13

Your Page Title