A1 Report - Vrasja e Lamajt, Gjykata: Te ribehet udhetimi i Frrokut drejt Kapshtices

A1 Report - Vrasja e Lamajt, Gjykata: Te ribehet udhetimi i Frrokut drejt Kapshtices

TIRANE - Udhëtimi i biznesnemenit Arben Frroku nga Tirana drejt Kapshticës do të ribëhet përmes ekspertëve të caktuar nga Gjykata. Eksperimenti do të kryhet për të vërtetuar se sa do të zgjasë udhëtimi Tiranë-Korçë, që Frroku ka deklaruar se kreu natën e vrasjes të komisarit të Kombinatit Dritan Lamaj më 24 shkurt të 2013-ës.br br Kërkesa është bërë prej avokatit mbrojtës të biznesmenit të akuzuar për vrasjen e kryekomisarit dhe gjykata e cila pranoi këtë kërkesë e caktoi nisjen nga Tirana pikërisht në orën 18:30 kur është qëlluar mbi Lamajn.br br Gjykata ka pranuar edhe një tjetër kërkesë të mbrojtjes sa i përket dëshmisë së një personi me statusin e "dëshmitarit të mbrojtur", se e ka parë Arben Frrokun natën e vrasjes së Dritan Lamajt. Avokati i biznesmenit ka kërkuar dosjen e dëshmitarit, me argumentin se deklarimet e tij janë kontradiktore.br br Lamaj u ekzekutua pranë shtëpisë së tij në zonën e "Vasil Shantos", ndërsa po parkonte makinën pak metra larg nga apartamenti ku banonte.Frroku e ka mohuar akuzën e ngritur ndaj tij duke e mbështetur me deklaratën se në orën kur ka ndodhur vrasja e Lamajt, ai ndodhej në qytetin e Elbasanit, duke udhëtuar drejt shtetit grek ku dhe u arrestua pak muaj më parë.


User: Report TV

Views: 1

Uploaded: 2015-08-22

Duration: 01:28

Your Page Title