A1 Report - VIDEOLAJM/ Shkoder, perkujtohet 2 prilli, Basha shperfill Topallin

A1 Report - VIDEOLAJM/ Shkoder, perkujtohet 2 prilli, Basha shperfill Topallin

SHKODËR- Shkodra ka përkujtuar 2 prillin e vitit 1991, demostraten antikomuniste të 23 viteve më parë ku mbetën të vrarë 4 dëshmorët e demokracisë Arben Broci, Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka.br br Homazhet u zhvilluan në sheshin me të njëjtin emer ku ndodhet lapidari i ngritur në nderim të tyre, ku edhe u vendosen kurora me lule.br br Pjesëmarrës në këtë ceremoni ishin drejtues të së djathtës, mes tyre kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha.br br E pranishme edhe ish-kryetarja e parlamentit, Jozefina Topalli eskponete e lartë e Partise Demokratike, ndërsa ajo që ra në sy është fakti se lideri i PD, duket se nuk ka shpenzuar as edhe një second kohë për ta përshëndetur, madje siç duket edhe në këto pamje, Basha nuk i ka hedhur as sytë.


User: Report TV

Views: 1

Uploaded: 2015-08-22

Duration: 00:28

Your Page Title