Nderohet sopranoja Ermonela Jaho, Rama: Artistët heqin "njollat" e Ambasadorëve

Nderohet sopranoja Ermonela Jaho, Rama: Artistët heqin "njollat" e Ambasadorëve

Kryeministri, Edi Rama, nderoi sot sopranon e njohur Ermonela Jaho me medaljen ekskluzive, më të lartën që Kryeministri u jep kryetarëve dhe Kryeministrave të shteteve të tjera. Në ceremoninë e veçantë të organizuar në sallën e hartave në Kryeministri, Rama e cilësoi sopranon shqiptare si divën e skenave botërore dhe një Ambasadore të shkëlqyer të vendit tonë.br E emocionuar dhe nën lotë gëzimi, Ermonela Jaho, tha se shqiptarët e kanë vështirë të bashkëpunojnë bashkë, por në momentin që gjejnë çelësin e zemrës bëjnë mrekullira.br Edhe Ministrja Kumbaro falenderoi kontributin e sopranos në artin shqiptar, ndërsa shprehu angazhimin e saj për ta inkurajuar në rrugën e artit.br Ceremonia vijoi më pas me një kokteil mes të pranishmëve, mes të cilëve intelektualë, artistë, miq dhe të afërm të sopranos.


User: Ora News Lajme

Views: 3

Uploaded: 2015-08-22

Duration: 02:35

Your Page Title