Thaçi e quan 'tradhtar' Zijadin Selën

Thaçi e quan 'tradhtar' Zijadin Selën

Tradhëti ordinere. Kështu e ka quajtur Menduh Thaçi vendimin e Degës së Strugës për ngrirjen e aktiviteteve në prag të zgjedhjeve parlamentare. Në takimin me qytetarë në Ohër, Thaçi tha se nuk bëhet fjalë për mendim ndryshe dhe për përcaktim politik, sepse sipas tij janë respektuar të gjitha procedurat partiake. Lideri i PDSH-së ka lëshuar madje kërcënime të rënda për treshen e rebeluar, Ziadin Sela, Garip Kaba dhe Mendi Qyra, duke i porositur të gjejnë vend që të fshihen pas zgjedhjeve parlamentare.br br "Dua të flas pak për këtë frizurën që kohët e fundit po na zbulon terma shumë interesante, se Ziadini do na bëka moratorium dhe ne do vazhdojmë që të hyjmë në zgjedhje. E dini si i thonë vëllezër kësaj hapur. Tradhti ordinere... Unë i di edhe ata që dalin nëpër fotografi nëpër "Fejsbuka". Bosi i mafias urbane Mendi Qyra, i korruptuari deri në palcë Garip Kaba, ju them hapur nuk ju lëshoj, nuk keni ku të shkoni. Kërkoni sa të doni në mënyrë demokratike dorëheqjen time. Se di a do të dorëhiqem a jo. Por ta dini pas 28-it, ta gjeni vendin ku të hyni, se kjo është tradhti ordinere", deklaroi Menduh Thaçi, Kryetar i PDSH-së.br br Aktorët e përmendur në fjalimin e Thaçit nuk kanë komentuar kërcënimet e tilla. Por menjëherë pas transmetimit të deklaratave të Thaçit në mediat lokale, kryetari i Komunës së Strugës Ziadin Sela ka publikuar në profilin e tij në Facebook poezinë "Në mundsh", që mendohet të jetë përgjigje për kërcënimet e Thaçit.br Të pranishmëve në mitingun në Ohër, Menduh Thaçi u premtoi se do ti mbrojë nga presionet e kërcënimet që sipas tij mund të vijnë nga mafia urbane e Strugës dhe anëtarët e rebeluar të Degës së Strugës, të cilët kërkojnë dorëheqjen e liderit të PDSH-së.


User: alsatmtv

Views: 4

Uploaded: 2015-08-22

Duration: 02:05