Konfiskohen 135 kg marihuanë, arrestohen 3 persona

Konfiskohen 135 kg marihuanë, arrestohen 3 persona

Orvatja e disa qytetarëve të Maqedonisë që të bartin sasi të mëdha të marihuanës dhe hashashit në Greqi përfundoi në "Rrjetin" e MPB. Mbrëmë vonë, kontrabandistët të ngarkuar me disa thasë kaluan në këmbë nëpër rripin e gjelbër të kufirit, kurse hasën në pritën e policisë. Dy prej tyre janë arrestuar, kurse pesë të tjerë arritën të arratisen. Gjatë bastisjeve që u bënë në Strugë u arrestua një person tjetër për bashkëpunim.br br 'Janë sekuestruar 136 pako me materiale bimore - marihuanë. Pesha e përgjithshme është 135.5 kilogramë dhe dy pako me hashash që peshonin mbi pesë kilogram, ose gjithsej 140 kilogramë drogë', deklaroi Gordana Jankullovska - Ministre e Punëve të Brendshme.br br Sipas MPB, droga e sekuestruar ishte me origjinë nga Shqipëria, kurse përmes Maqedonisë dhe Greqisë duhej të përfundojë në tregjet e drogës në Evropë. Vlera e narkotikëve është rreth gjysmë milionë euro. Hetimi do të zgjerohet dhe duhet të nxirret në dritë nëse në këto aktivitete kriminale janë të përfshirë edhe persona të tjerë. Në kuadër të aksionit 'Rrjeta' në Ohër dje u arrestua një person i ndërlidhur me një rast tjetër që ka të bëjë me kontrabandë me drogë. Në makinën e tij u gjet gjysmë kilogram marihuanë, kurse ka prova se i arrestuari ka marrë pjesë në transportin e heroinës.


User: alsatmtv

Views: 5

Uploaded: 2015-08-22

Duration: 01:12