INUK i prish shtëpinë, jeta nën plastmas e nënës me kancer dhe familjes së saj

INUK i prish shtëpinë, jeta nën plastmas e nënës me kancer dhe familjes së saj

Brenda mbulojës me plastmas , ku gjatë ditës temperaturat shkojnë mbi 30 gradë ndërsa në darkë era hyn nga të katër anët, jeton ditët e fundit të jetës Shpresa Drazhi. Nëna e dy fëmijëve e cila është e diagnostikuar me një tumor të pashërueshëm.br br Serumi me qetësues për t'i lehtësuar sadopak dhimbjet e trupit është varur në hekurat e mbetura nga rrënojat e shtëpisë së saj.br br Për shpirtin, Shpresa nuk ka qetësues. Nuk ka ilaç për të qetësuar zemrën e nënës e cila një javë më parë nga krevati, pa Inspektoriatin Ndërtimor të Elbasanit t'i vendoste skrapin për të shkatërruar shtëpinë e ngritur me mundim.br br Historia e familjes së Haxhi Drazhit, në periferi të Elbasanit është trajtuar mbrëmë në emisionin "Alarm" të Ora News.


User: Ora News Lajme

Views: 2

Uploaded: 2015-08-22

Duration: 04:37