Halimi: Marrëveshje historike me VMRO-në

Halimi: Marrëveshje historike me VMRO-në

Kandidati i PDSH-së për president Iljaz Halimi hodhi idenë e një marrëveshjeje të mundshme historike me VMRO DPMNE-në. Duke folur në emisionin 'Zona B' në Klan Kosova, Halimi tha se ekziston mundësia që të arrijë marrëveshje me Ivanovin nëse kalon në raundin e dytë zgjedhor, me çrast kërkesat e PDSH-së do të kushtëzonin zgjedhjen e Ivanovit president. Një e tillë nënkupton edhe përfshirjen e PDSH-së në qeveri, pavarësish rezultateve në zgjedhje. br br "Në supozimin se njëri prej tre kandidatëve do të mund të fitojë dhe tash për tash siç duket është Ivanovi, kandidati i VMRO PDMNE-së, nëse hyjmë në garë unë dhe Ivanovi mundësitë janë që ne të arrijmë një marrëveshje historike me VMRO DPMNE nëse ata janë të interesuar të fitojë kandidati i VMRO-së..Ne nuk do të lejojmë të arrihet censusi nëse nuk arrijmë marrëveshje mes shqiptarëve dhe maqedonasve respektivisht PDSH-së dhe VMRO-së..", tha Iljaz Halimi, kandidat i PDSH-së për president.br br Sipas analistit Albert Musliu, të gjitha opsionet janë në lojë, megjithatë është jo reale të pritet që kandidati shqiptar të kalojnë në raundin e dytë, pasi për të siguruar numër të mjaftueshëm votash do të duhej edhe mbështetja e maqedonasve. Sidoqoftë sipas Musliut, PDSH-ja duhet të fitojë mandatin te shqiptarët për të negociuar për qeverinë e re.br br "Subjektet politike shqiptare para 8 vitesh kanë arritur një konsensus, marrëveshje që fituesi te shqiptarët të jetë ai do të negociojë për participimin në qeveri. Për të negociuar për të hyrë në qeveri PDSH duhet të fitojë zgjedhjet që ta marr mandatin te qytetarët shqiptarë për të negociuar për qeverinë e re", u shpreh Albert Musliu, analist.br br Nga ana tjetër dyshimet për marrëveshje eventuale mes PDSH-së dhe VMRO DPMNE-së u ngritën në opinion, pas vendimit të PDSH-së, e cila edhe pse me herët pati deklaruar se nuk do të dilte në zgjedhje, vendosi të kandidonte me Iljaz Halimin për president, menjëherë pas një takimi që kreu i PDSH-së Menduh Thaçi zhvilloi me shefin e shërbimit të kundërzbulimit Sasho Mijallkov.


User: alsatmtv

Views: 2

Uploaded: 2015-08-22

Duration: 02:11