A1 Report - Dhermi, 4-kateshi drejt shembjes, pronaret sulm gazetares A1 Report

A1 Report - Dhermi, 4-kateshi drejt shembjes, pronaret sulm gazetares A1 Report

DHERMI- Hoteli 4-katësh i ndërtuar në kundërshtim me ligjin, pritet të prishet të dielën me tritol në Dhërmi nga INUK, pasi trualli i përket pronës publike, e cila është tjetërsuar. br br Punonjës të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar dhe forcat xheniere të ushtrisë kanë mbërritur sot në Dhërmi dhe kanë nisur punën për hapjen e gropave ku do vendoset sasia e tritolit. Ndërkaq pronarët e godinës kanë goditur me gurë në drejtim të gazetares të A1 Report, Jerola Ziaj, në momentin në të cilën ajo po filmonte. br br Të zotët e godinës ndodhen brenda ndërtesës dhe nuk pranojnë të dalin jashtë, ndërsa pronari i saj mësohet së është nisur drejt Vlorës për të bërë kallëzim penal karshi INUK për shembjen të paligjshme të ndërtesës.br br Bëhet fjalë për një hotel të ndërtuar nga kryeplaku i fshatit të Dhërmiut, Gjik Stramarku, i cili në bashkëpunim me ish- regjistruesin e hipotekës së Vlorës, Eduart Dervishi ka tjetërsuar pronën publike, duke përfituar 1600 metra katrorë plazh në vijën bregdetare të këtij fshati.br br Gjatë ditës së djeshme, u publikua edhe kallëzimi në Prokurorinë e Vlorës, i bërë nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, pranë Kryeministrit për ish-kryeplakun Gjik Stramarku dhe bashkëpunëtorit, Eduart Dervishit.


User: Report TV

Views: 3

Uploaded: 2015-08-22

Duration: 01:33

Your Page Title