A1 Report - Alkooli u merr jeten 4 te rinjve Vëlla e moter vdesin ne aksident

A1 Report - Alkooli u merr jeten 4 te rinjve Vëlla e moter vdesin ne aksident

TIRANE -- Vëlla e motër dhe dy të rinj të tjerë kanë humbur jetën në një aksident tragjik të ndodhur rreth orës 06:00 të mëngjesit të sotëm pranë Institutit Bujqësor të Kamzës.br br Të rinjtë, përkatësisht Alfred Beluli, 25 vjeç (drejtues i mjetit), Klevis Muça, 14 vjeç, Juxhena Muça 18 vjeç dhe Fatjon Drizaj 22 vjeç kanë gjetur vdekjen e menjëhershme pasi automjeti me të cilin udhëtonin tip BMV me targë AA533IU ka dalë nga rruga për shkak të shpejtësisë të madhe.br br Sipas informacioneve paraprake nga policia, dyshohet që drejtuesi i mjetit por edhe të rintjë e tjerë të kenë qenë nën efektin e alkoolit, çka ka shkaktuar dhe humbjen e kontrollit të automjeitit. Makina ka përfunduar jashtë rrugës, ndërsa trupat e pa jetë të të rinjve janë nxjerrë me vështirësi nga automjeti ku është dashur edhe ndërhyrja e zjarrfikësve.br Burime nga Spitali i Traumës në Tiranë bënë të ditur për A1 REPORT se 4 të aksidentuarit kanë mbërritur të pajetë në spital. Trupat e pajetë të 4 të rinjve janë tërhequr ngaa familjarët.


User: Report TV

Views: 4

Uploaded: 2015-08-22

Duration: 00:44