Basha i përgjigjet Ramës për reformën territoriale: Jo në komision, pa konsensus

By : Ora News Lajme

Published On: 2015-08-22

1 Views

02:34

Pavarësisht paralajmërimit të kryeministrit Edi Rama vetëm një ditë më parë, Partia Demokratike mbetet e palëkundur në qëndrimin e saj, se reforma territoriale nuk mund të kryhet pa konsensus. Kreu i PD, Lulzim Basha, tha se çdo përpjekje e mazhorancës për të bërë të kundërtën do të cënonte bashkëjetesën politike në vend.
"Reforma e pushtetit vendor dhe rindarja territoriale kërkon konsenus të plotë politik, se them unë, se thotë opozita, kështu është bërë gjithmonë. Përpjekja për ti ikur konsensusit është e rrezikshme dhe e dëmshme për vetë reformën, por dhe për situatën politike në vend, është refuzim i bashkëjetesës demokratike, është hap që përkeqëson bashkëjetesën demokratike në këtë vend. Ndaj insistojmë tek konsensusi dhe i bëjmë thirrje të reflektojnë dhe të japin konsensusin. Konsensusi është një vlerë që opozita nuk do ta përdorë për të bllokuar, por për të arritur sëbashku me mazhorancën një reformë bazuar mbi parime të shëndosha, transparente dhe që u shërben qytetarëve dhe jo partive politike" tha Basha.
Deklaratën për mediat, kryebashkiaku Basha e bëri gjatë inagurimit të unazës në Kodër Kamëz, ku nuk ka kursyer akuzat ndaj qeverisë lidhur me shpërndarjen e fondeve. Sipas tij, Tirana dhe pse është taksapaguesi më i madh në vend, në buxhetin e shtetit është përfituesi më i vogël. E njëjta situatë, sipas Bashës ndodh dhe në ndarjen e përgjithshme të fondeve nga qeveria, ku 92% e fondeve u janë dhënë njësive me të zgjedhur të majtë.
"Bashkia po ndjek me përparësi plotësimin e prioriteve sipas nevojave të qytetarëve dhe asnjë axhendë tjetër.Me keqardhje s'mund të them të njëjtën gjë për mënyrën sesi po proçedohet me fondet nga qeverisja qëndrore. Tirana është taksapaguesi më i madh në buxhetin e shtetit dhe është përfituesi më i vogël nga këto fonde. Qytetarët ndonëse paguajnë më shumë se çdo komunitet tjetër, përfitojnë më pak. A është punë qejfi apo inati, këtë duhet ta gjykojnë qytetarët. Po kaq shqetësues është fakti se në ndarjen e përgjithshme të fondeve nga qeveria që dje u trumbetua në një tjetër regji qëndrore në një fjalim pa fillim dhe pa fund të kryeministrit Rama, 92% e fondeve u janë dhënë si me magji vetëm njësive me të zgjedhur të majtë. Ndërsa njësitë e tjera kanë 8% të fondeve. Edhe regjimi i Apartedit në Afrikën e Jugut kishte një propocion më të drejtë. Problemi me sa duket është qëndrimi dhe mentaliteti i Kryeministrit, që me sa duket nuk i shikon problemet e qytetarëve si përparësi për ti zgjidhur, por si kapital politik. Kjo është e patolerushme , qytetarët paguajnë taksa anëmbanë vendit dhe duhet të marrin shërbime anembanë vendit. Diskriminimi mbi baza politike është primitiv, madje paraprimitiv. Ne i gëzohemi kësaj vepre publike që është shenjë e një mendësije të re të Bashkisë së Tiranës dhe me këtë vizion të ri do të vazhdojmë punën tonë" u shpreh kreu i Bashkisë Tiranë.
Lidhur me rrugën e inaguruar, Basha tha se vepra publike në fjalë ka ndryshuar rrënjësisht cilësinë e jetesës së 12 mijë banorëve që jeto...

Trending Videos - 27 May, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - May 27, 2024