Aksident tragjik në Tiranë, humbin jetën 4 të rinj, mes tyre vëlla e motër

Aksident tragjik në Tiranë, humbin jetën 4 të rinj, mes tyre vëlla e motër

Katër të rinj, mes tyre motër e vëlla humbën jetën në një aksident të rëndë të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm pranë Institutit Bujqësor në zonën e Kamzës, në Tiranë.br Të rinjtë po udhëtonin me automjeti tip 'BMW' me targë AA533IU, nga Kamza në drejtim të Tiranës.br Viktima të aksidentit tragjik kanë mbetur Jugjena Muçaj 18 vjeçe dhe 14-vjeçari Klevis Muçaj, motër e vëlla.br Dy viktimat e tjera janë Alfred Beluli 25 vjeç, drejtuesi i mjetit si dhe Fatjon Driza, 22 vjeçbr Sipas të dhënave të para hetimore rezulton se shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit të drejtimit të mjetit dhe shpejtësia e lartë.br Policia dyshon se drejtuesi i mjetit mund të kishte konsumuar alkool, pasi mendohet se të rinjtë po ktheheshin nga një lokal nate ku kishin shkuar për të festuar.br Spitali i Traumës, informoi për Ora News se të rinjtë mbërritën të pajetë në spital.br Forcat zjarrfikëse nxorrën trupat e pajetë nga makinabr Dëshmitarët i thanë gazetarit të Ora News, Xhevahir Zhabina se është dashur ardhja e forcave zjarrfikëse për të nxjerrë trupat e të rinjve nga makina, pasi nga përplasja mjeti ishte dëmtuar rëndë.br "Pjesët e makinës janë prerë me gurë fleksibël pasi ishte e pamundur nxjerrja e trupave" informoi gazetari Zhabina nga vendi ku ndodhi aksidenti.Rreth orës 10:00 policia e Tiranës jep detaje mbi aksidentin e ndodhur sot në mëngjes. Sipas të dhënave të para hetimore rezulton se shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit të drejtimit të mjetit dhe shpejtësia e lartë.br "Sot rreth orës 04.45?, mjeti tip BMV me targë AA 533 IU, teksa po lëvizte në segmentin rrugor Kthesa e Bathores -- Instituti Bujqësor Kamëz, ka dalë nga rruga dhe për pasojë kanë humbur jetën shtetasit:br ? Alfred B, rreth 25 vjeç drejtues i mjetit,br si dhe pasagjerët:br ? Jugjena M., 18 vjeçbr ? Klevis M., 14 vjeçbr ? Fation D., 22 vjeçbr Nga të dhënat e deritanishme nga hetimet e kryera në vendngjarje rezulton se shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit të drejtimit të mjetit dhe shpejtësia e lartë.br Nga strukturat e Policisë në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon kryerja e veprimeve hetimore dhe procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të këtij aksidenti ", thuhet në njoftimin e policisë.


User: Ora News Lajme

Views: 11

Uploaded: 2015-08-22

Duration: 02:08