SMS e Tahirit, Vasili: Opozita politikë nga vrima e çelësit, të zbardhet çështja

SMS e Tahirit, Vasili: Opozita politikë nga vrima e çelësit, të zbardhet çështja

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, deklaroi sot se shteti disponon të gjithë instrumentat e duhur dhe duhet ti përdorë për të zbardhur çështjen e mesazhit të Ministrit Tahiri të zbuluar nga deputeti, Flamur Noka në mbledhjen e djeshme të komisionit të hetimit për policinë e shtetit. Për Vasilin ajo që bëri opozita i përket një stili shumë të urryer për shqiptarët, stili i politikës që bëhet nga vrima e celësit.br Nënkryetari i LSI nuk ka kursyer edhe thirrjet në drejtim të opozitës për ndaljen e sulmeve ndaj policisë së shtetit, duke theksuar se komunikimi jo i moderuar i përdorur prej saj po rrit tensionet në vend.br Në konferencën për mediat, kreu i grupit parlamentar të LSI-së foli dhe për reformën administrative-territoriale, ku deklaroi se mazhoranca nuk i ka vënë asnjë ultimatum opozitës. Referuar deklaratës së Ruçit gjatë seancës plenare të së enjtes,Vasili sqaroi se në logjikën e mazhorancës, opozitës i është lënë kohë e mjaftueshme për tu ulur dhe diskutuar rreh kësaj çështje.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2015-08-22

Duration: 01:38

Your Page Title