Aksident tragjik në Levan-Tepelenë, 3 të vdekur, 5 të plagosur

Aksident tragjik në Levan-Tepelenë, 3 të vdekur, 5 të plagosur

Një parakalim i gabuar i një furgoni ka shkaktuar një bilanc tragjik viktimash.br br Tre persona humbën jetën dhe pesë të tjerë u plagosur në aksidentin që ndodhi paraditen e sotme në aksin rrugor Levan- Tepelenë.br br Ngjarja u shënua rreth orës 9 30 minuta të ditës së sotme, kur tre automjete u përfshinë në përplasjen që rezultoi fatale për jetën e 3 persona.br br Furgoni tip Renault me targa AA 955 DX parakaloi në mënyrë të gabuar duke u përplasur me një kamion me targa TR 06 99 F, i cili qëndronte i parkuar në anë të rrugës, ndërsa përfshiu dhe një tjetër makinë, që po udhëtonte në këtë aks.br br Mësohet se në njërën prej makinave udhëtonin pjesëtarë të një familjeje. Trupat e dy prej viktimave që ndodheshin në automjetin Renault, janë nxjerrë me vështirësi nga makina, që thuajse u shkatërrua plotësisht.br br Sipas policisë viktima të aksidentit kanë mbetur shtetasit Shkëlqim Zaimi dhe Roald Mani, ndërsa viktima e tretë ende nuk është identifikuar.br br Të plagosurit janë shtetasit: Armando Jahaj, Teki Hoxhaj, Dallëndyshe Hoxhaj, Alket Hoxhaj vetëm 2 vjeç dhe Arben Merkaj.


User: Ora News Lajme

Views: 5

Uploaded: 2015-08-22

Duration: 01:01

Your Page Title