E drejta e autorit dhe njohja e ligjit, takim sensibilizimi me nxënësit e shkollave të mesme

E drejta e autorit dhe njohja e ligjit, takim sensibilizimi me nxënësit e shkollave të mesme

Njohja me të drejtën e autorit dhe të drejtat lidhëse ka qenë në fokus të aktivitetit të zhvilluar me nxënësit e shkollave të mesme në Elbasan. br Sensibilizimi, përgatitja dhe njohja e tyre me këtë ligj, tashmë po kryhet nëpërmjet konkurseve të shkollave, të cilat po zhvillohen në të gjithë qarqet e vendit tonë, në kuadër edhe të Ditës Ndërkombëtare të së Drejtës së Autorit dhe Pronësisë Intelektuale.br Ramazan Kica, inspektor pranë zyrës shqiptare për të drejtat e autorit, është shprehur se tashmë ka nisur një sensibilizim mbi ndalimin e këtij fenomeni, për të cilin pritet vazhdimësi dhe reagim.br Ky takim, i konsistuar në formën e konkursit, u zhvillua në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, atë të Arsimit si dhe Drejtorinë Rajonale Arsimore të Elbasanit.


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2015-08-22

Duration: 01:13

Your Page Title