Durrës, eksploziv makinës së pronarit të një lokali në shëtitoren "Taulantia"

Durrës, eksploziv makinës së pronarit të një lokali në shëtitoren "Taulantia"

Makina e pronarit të një lokali në qytetin e Durrësit ka shpërthyer me eksploziv sot rreth orës 07:52 në lagjen nr 1 të Durrësit.br Nga të dhënat e para mësohet se makina i përkiste pronarit të një lokali në zonën e shëtitores "Taulantia".br Lënda eksplozive ishte vendosur në parakolpin e makinës tip 'Volkswagen' me targa DR 2137 R. Nga shpërthimi fatmirësisht nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale, informon gazetari ynë në Durrës, Llambi Kallço.br Policia makina ishte e parkurbr Sipas policisë së Durrësit shpërthimi ndodhi rreth orës 07:52 në momentin kur makina ka qenë e parkuar.br "Shpërthimi ka ndodhur në automjetin me targa TR 2137 R, ishte i parkuar në parkingun e një lokali. Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme material në pjesën e përparme të automjeti, por nuk ka njerëz të lënduar" thuhet në njoftimin për shtyp të policisë së Durrësit.


User: Ora News Lajme

Views: 3

Uploaded: 2015-08-22

Duration: 00:36