A1 Report - PS: Raporti pozitiv i BSH fale masave dhe marreveshjes me FMN

A1 Report - PS: Raporti pozitiv i BSH fale masave dhe marreveshjes me FMN

TIRANE - Partia Socialiste ka vlerësuar raportin pozitiv të Bankës së Shqipërisë për tremujorin e parë të këtij viti. Depuetja Evis Kushi tha se ky raport është vlerësimi i dytë pozitiv pas atij të Standard & Poor's, për punën e qeverisë dhe më konkretisht i marrëveshjes me FMN.br br "Pas studimit pozitiv të "Standard & Poor's" një tjetër sinjal pozitiv ka ardhur nga raporti i tremujorit të parër të vitit nga Banka e SHqipërisë. Sipas këtij raporti treguesi i ndjesisë ekonomike është përmirësuar. Në raport thuhet se është rritur besimi i konsumatorëve dhe investitorëve që nga tetori 2013 e deri më tani. Ky besim vjen si rrjedhojë e punës dhe masave të qeverisë. Në sektorin e ndërtimit është përmirësuar me 13,9, sektori i shërbimeve me 10. Besimi në sektorin e tregtisë jo vetëm është rritur këtë tremujor, por qëndron 5,2 më lart se mesatarja afatgjatë. Këto tregues, krijojnë një klimë të re optimiste, falë edhe marrëveshjes me FMN." tha deputetja Kushi. br br Deputetja e PS, Kushi ndër të tjera u shpreh se të hënën do të prezantohet paketa e re për prodhuesit fasonë, e cila sipas Kushit do të garantojë më shumë siguri, punësim dhe eksporte.


User: Report TV

Views: 2

Uploaded: 2015-08-22

Duration: 01:30

Your Page Title