PD: Komisioni hetimor të hetojë dhe rritjen e trafikut të drogës

PD: Komisioni hetimor të hetojë dhe rritjen e trafikut të drogës

Partia Demokratike kërkon zgjerimin e objektit të hetimit të komisionit hetimor të kërkuar nga mazhoranca për hetimin e akuzave të përdorimit të infrastrukturës ushtarake në trafik drogebr "Ne jemi të vendosur të bëjmë transparencën e plotë dhe deri në fund të kësaj çështjeje, ndaj do të jemi pjesë e Komisionit Hetimor, sikundër do të kërkojmë zgjerimin e objektit të hetimit", u shpreh kreu i grupit PD-së, Edi Paloka në një prononcim për median nga selia e PD-së pak para se të mblidhet konferenca e kryetarëve.br Edi Paloka deklaroi 3 pikat që do të propozojë në konferencë.br "Në pikë 1: të kërkesës ne kërkojmë këtë ndryshim; ngritjen e komisionit hetimor me kërkesë të një grupi deputetësh për verifikimin e fakteve dhe rrethanave të bëra publike për fenomenin e rritjes së trafikut të drogës, përfshirë përdorimin e mundshëm të infrastrukturës së Forcave të Armatosura nga narkotrafikantët.br Pika dy: Objekti i veprimtarisë së komisionit hetimor është verifikimi i të dhënave për fenomenin e rritjes së trafikut të drogës, përfshirë përdorimin e mundshëm të infrastrukturës së Forcave të Armatosura nga narkotrafikantët. Roli i funksionarëve publik dhe masat e marra nga organet e pushtetit ekzekutiv përballë këtyre fakteve në vijim të informacioneve zyrtare të përcjella nga strukturat përgjegjëse.


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2015-08-22

Duration: 01:53

Your Page Title