A1 Report - Naço: Shume shkelje ne prokurori hetime te paplota, e arme pa leje

A1 Report - Naço: Shume shkelje ne prokurori hetime te paplota, e arme pa leje

TIRANË - Në prokuroritë e rretheve janë gjetur shumë shkelje, mes të cilave edhe mos ankimime për vendimet që ka dhënë gjykata për personat me armëve pa leje. Për këto shkelje Prokuroria e Përgjithshme ka reaguar vetëm në pak raste.br br Deklarata janë bërë nga Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço në Komisionin e Ligjeve që po shqyrton raportin e Ministrit të Drejtësisë për prokurorinë.br br Ministri tha se, janë marrë dhjetëra ankesa ndaj punës së institucionit të akuzës.br br Sipas Naços, në prokuroritë e rretheve për shumë vepra penale hetimi bëhet i paplotë me boshllëqe të shumta. Sipas Ministrit të Drejtësisë, në Prokurorinë e Përgjithshme janë përcjellë 15 ankesa, ndërsa është reaguar në pak raste. br br Inspektimet e kryera nga Ministria e Drejtësisë kanë qenë të fokusuara në :br br a) ndjekja e ecurisë së çështjeve që përmbahen në rekomandimet vjetore të dhëna nga Këshilli i Ministrave për luftën kundër kriminalitetit;br br b) respektimi i afateve të hetimit;br br c) respektimi i afateve të paraburgimit;br br ç) respektimi i të drejtave të njeriut dhe lirive themelore të subjekteve të procedimit penal dhe, në veçanti, të të ndaluarve dhe të arrestuarve;br br d) rregullshmëria dhe vijueshmëria e kryerjes të veprimeve hetimore;br br dh) respektimi i detyrimit ligjor të prokurorit për fillimin e ndjekjes penale;br br e) ecuria e politikës penale dhe, në veçanti, e politikës së dënimeve që ndiqet nga prokurorët:br br ë) rregullshmëria e mbajtjes dhe administrimit të statistikave dhe regjistrimit të veprave penale;br br f) respektimi i parimeve të drejtësisë, barazisë dhe ligjshmërisë së veprimtarisë së prokurorit në marrëdhëniet e tij me subjektet e tjera të procedimit penal.br br Gjatë periudhës së raportimit 01.02.2013 - 01.02.2014 janë ushtruar 9 kontrolle, nga të cilat 1 kontroll i planifikuar dhe 8 kontrolle mbi bazë ankese. br br Kontrolli i planifikuar është ushtruar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat. Kontrollet tematike janë ushtruar në Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore, Elbasan (2 herë), Gjirokastër, Tiranë (3 herë) e Vlorë; si dhe prokuroria e apelit Vlorëbr br Në 9 kontrollet e ushtruara është inspektuar veprimtaria e të paktën 21 prokurorëve në shkallën e parë dhe 2 prokurorëve në Apel.br br Për 6 prokurorë të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat është kontrolluar ligjshmëria e veprimtarisë së tyre 1 vjeçare, për 336 përfaqësime në gjykim lidhur me politikën e dënimit të ndjekur prej tyre.br br Për 1 prokuror të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë është kontrolluar ligjshmëria e veprimtarisë së tij, në 1 çështje të veçantë, dërguar për gjykim, lidhur me politikën e dënimit të ndjekur prej tij.br br Për 2 prokurorët e apelit Vlorë është kontrolluar ligjshmëria e veprimtarisë së tyre, për përfaqësimin në gjykim në 2 çështje të veçanta ekstradimi, lidhur me politikën penale të ndjekur prej tyre.br br Për 14 prokurorët e tjerë të shkallës së parë Tiranë, Elbasan, Gjirokastër dhe Vlorë është kontrolluar ligjshmëria e veprimtarisë së tyre për 16 çështje të veçanta, të pushuara apo mosfi...


User: Report TV

Views: 2

Uploaded: 2015-08-22

Duration: 01:44

Your Page Title