A1 Report - Kreu i SHISH: Shpërthimet e tritolit na kapen ne befasi

A1 Report - Kreu i SHISH: Shpërthimet e tritolit na kapen ne befasi

Dhe pas raportimit të kreut të shërbimit informativ shtetëror në Komisionin e Sigurisë Kombëtarë, mazhoranca dhe opozita qëndrojnë në kahe të kundërta me deklarimet e tyre në lidhje me shkëmbimin e informacioneve nga ky shërbim dhe agjensive ligjzbatuese në shqipëri. br br Përfaqësuesi i mazhorancës anëtar në Komisionin e Sigurisë Kombëtare z.Pirro Lutaj deklaron se nga raprotmimi i kreut të Shish Visho Ajzai Lika dolën në pah një sërë problemesh, ndërsa për ish-ministrin e brëndshëm Flamur Noka ky shërbim ka dhënë mbi 300 informacione në lidhje me situatën e tritolit.br br Burime për A1Report konfrimuan se vetë zoti Visho Ajzai Lika ka pranuar gjatë raportimin në komisionin e sigurisë se institucioni që ai drejton është gjetur në befasi në rastet e shpërthimeve të tritolit duke mos zbuluar në kohë informacione që do ti shërbenin policisë për të arrestuar autorë e parandaluar ngjarje.br br Po ashtu Lika ka këruuar nga deputetët të tregojnë kujdes në lidhje me akuzat ndaj SHISH pasi kjo situatë mësohet të jetë shprehur ai, cënon rëndë sigurinë kombëtare.br br I rezervuar për mediat është treguar përfaqësuesi i Lëvizjes Socialiste për Integrim z.Luana Rama ku deklaroi se ajo çka është raportuar në komision klasifikohet sekret shtetëror.br br br Nuk kanë munguar as replikat në komision në lidhje me përgjimet e dononcuara nga mazhoranca, kreu i shërbimit informativ është shprehur se asgjë nuk qëndron pasi për të kryer përgjime vendosur kryeprokurori dhe jo kreu i SHISH.


User: Report TV

Views: 2

Uploaded: 2015-08-22

Duration: 02:20

Your Page Title