Shkodër, 55 vjeçari ekzekutohet me snajper, po punonte tokën

Shkodër, 55 vjeçari ekzekutohet me snajper, po punonte tokën

Shkoder- Një 55 vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri mëngjesin e sotëm në fshatin Vukatanë të komunës Gur i Zi në Shkodër. br br Nga të dhënat e para viktima është Kol Drini.br br Sipas burimeve nga policia e Shkodrës, të cilave i referohet Ora News viktima është ekzekutuar me snajper, në momentin kur 55 vjeçari po punonte tokën.br br Korrespondenti ynë në Shkodër Bepin Kolvataj informon se vrasja ndodhi rreth orës 09:00 të mëngjesit të sotëm dhe një grup hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave dhe të autorëve.br br Dyshohet se vrasja mund të ketë motiv konfliktet e pronësisë.br br Policia po merr në pyetje dëshmitarë që mund të kenë parë vrasjen për të çuar në arrestimin e autorit.


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2015-08-22

Duration: 01:12

Your Page Title