A1 Report - Gjakmarrja, 55-vjeçari qellohet me snajper, punonte ne sera

A1 Report - Gjakmarrja, 55-vjeçari qellohet me snajper, punonte ne sera

SHKODER -- Gjakmarrja shënon viktimën e radhës. Një 55-vjeçar në fshatin Vukatanë, komuna Gur i Zi në Shkodër, është vrarë me armë nga persona ende të paidentifikuar.br br Kol Drini, sipas informacioneve paraprake nga korrespondenti i A1 REPORT, Elvis Nabolli, dyshohet të jetë qëlluar me snajper nga një automjet që ka kaluar në rrugën kryesore, ndërsa 55-vjeçari ka qenë duke punuar në sera, disa metra larg banesës së tij.br br Drini është qëlluar me snajper nga makina nga një distancë e largët, rreth 50 metra.br br Pista kryesore e kësaj vrasjeje, të ndodhur mëngjesin e sotëm, mbetet ajo për qëllime hakmarrjeje, pasi familja e të ndjerit ka qenë në gjak me një familje tjetër në komunën Gur i Zi.br Forca të shumta të cilat mbërritën në fshatin Vukatanë nisën punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.br br Disa vjet më parë vëllai i Kol Drinit, ka bërë një vrasje në fshatin Shelqet në Komunën Gur i Zi, për të cilën ka vuajtur dënimin, ndërsa aktualisht mësohet se jeton në Amerikë.


User: Report TV

Views: 4

Uploaded: 2015-08-22

Duration: 01:16

Your Page Title