Osmani: Paralajmërimet e Thaçit, blof për motivimin e anëtarësisë

Osmani: Paralajmërimet e Thaçit, blof për motivimin e anëtarësisë

Paralajmërimet e kreut të PDSH-së se do të hyjë në Qeveri pavarësisht vullnetit të popullit, BDI-ja i vlerëson si blof të pafuqishëm për të motivuar anëtarësinë, në mungesë të ofertës dhe platformës parazgjedhore. Zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani tha se pa vullnetin e popullit, dhe me vetëm 1 deputet siç pretendon Thaçi, PDSH-ja mund të përfshihet në Qeverinë e ardhshme vetëm si ndonjë nëndegë e VMRO-së, por jo si përfaqësuese e shqiptarëve.br br "Ju mund të bëheni pjesë e Qeverisë vetëm si një nëndegë e VMRO DPMNE-së ose ndonjë partie tjetër maqedonase, por nuk mund të jeni përfaqësues legjitim i shqiptarëve. Ajo çfarë ne e kuptojmë ditën e zgjedhjeve, është kontratë e nënshkruar e popullit me një subjekt politik për të bërë avokatinë e atij populli në 4 vitet e ardhshme. Vetëm populli vendos se kush do ti mbrojë interesat e tij. Çdo tendencë tjetër është nënçmimi më i madh që mund ti bëhet popullit, nëse i thua atij se pavarësisht se ti më mbështet apo jo, unë do të marr mbështetjen nga disa burime të tjera të zeza, për të kompensuar mungesën e vullnetit të popullit. Kjo nuk do të ndodh, mendoj se është blof politik", deklaroi Bujar Osmani, zëdhënës i BDI-së.br br Para qytetarëve në Dibër, Menduh Thaçi tha se pavarësisht numrit të deputetëve, partia e tij do të jetë pjesë e Qeverisë së ardhshme, madje edhe nëse PDSH-ja fiton një deputet. br br 'Po t'ju pyesin si mund të hyjë Menduh Thaçi në Qeveri, o se kam gajlen e atyre, sa për ata si bëj hesap, vet, tek deputet do hyjë në qeveri dhe s'mund të bëjnë gjë ata', tha Menduh Thaçi, PDSH.br br Lideri i PDSH-së në një deklaratë për portalet e afërta me partinë e tij pretendonte se ka filluar negociatat për Qeverinë e re me VMRO-DPMNE-në. Për BDI-në primare është marrja e përkrahjes së gjerë nga populli. Për gjërat e tjera thonë, do të diskutojnë pasi të jenë zyrtarizuar rezultatet zgjedhore.


User: alsatmtv

Views: 0

Uploaded: 2015-08-22

Duration: 01:48