Mbi 500 pallate mbeten jashtë procesit të legalizimit

Mbi 500 pallate mbeten jashtë procesit të legalizimit

Mbetja jetime e ndërtimeve pas vitit 2009 prek më së shumti zonat turistike midis tyre Velipojën.br Kryetari i komunës, Pash Ujka, i ka kërkuar Komisionit të Veprimtarive që të gjendet zgjidhje për këtë çështje, pasi në këtë zonë të gjitha ndërtimet janë realizuar gjatë kësaj periudhe.br Ndërkohë Shoqata e Ndërtuesve ngriti shqetësimin e mbi 500 pallateve që mbeten jashtë procesit të legalizimeve, për shkak të problemeve të ndryshme.br Deputeti i PDIU, Dashamir Tahiri, kërkoi që të bëhet një ligj gjithpërfshirës dhe askush të mos penalizohet.br Komisioni i Veprimtarive Prodhuese i mori parasysh kërkesat e grupeve të interest, të cilat pritet ti kalojnë ALUIZNIT, për të gjetur zgjidhjen përfundimtare.


User: Ora News Lajme

Views: 2

Uploaded: 2015-08-22

Duration: 01:44

Your Page Title