Trukimi i ndeshjeve, UEFA vjen në Tiranë

Trukimi i ndeshjeve, UEFA vjen në Tiranë

Tiranë- Hijet e trukimit mbi ndeshjet e kampionatit shqiptar të futbollit kanë sjellë në Tiranë dy drejtues të lartë të UEFA-s.br Ulf Kluser oficer i Integritetit në UEFA dhe Emilio Garsia, shef i Komisionit të Disiplinës në këtë institucion kanë patur një ditë intensive në Tiranë. Fillimisht ata janë takuar në Prokurorinë e Përgjithshme me drejtorin e hetimit në këtë institucion, Adnan Xholi dhe më pas kanë takuar Presidentin e Federatës së Futbollit Armando Duka.br Ata kanë qëndruar aty për më shumë se një orë,ku tema kryesore e diskutimit ka qënë trukimi i ndeshjeve aq shumë të kontestuara në shqipëri nga tifozë,por edhe klube të ndryshme. Në përfundim të takimit me kreut e hetimit shqiptar,Emilio Garsia u shpreh i rezervuar në deklarimet e tij.br Nga takimi me dyer të mbyllura në Prokurorinë e Përgjithshmë,nuk është mundur të mësohet nëse është diskutuar për ndeshje apo emra konkret.Mëgjithatë ardhja në tiranë e dy zyrtarëve të lartë të qeverisë europiane të futbollit dhe takimi i tyre me drejtues të akuzës shqiptare,pritet të sjellë zhvillime të reja në hetimin e trukimeve të futbollin tonë.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2015-08-22

Duration: 01:29

Your Page Title