A1 Report - Gjykata për UÇK, Carla del Ponte Nuk ka nevoje per Gjykate te re

A1 Report - Gjykata për UÇK, Carla del Ponte Nuk ka nevoje per Gjykate te re

Ish prokuroja zvicerane në Tribunalin për krimet e luftës në ish Jugosllavi në Hagë, Carla del Ponte, është shprehur e habitur me vendimin për themelimin e Gjykatës Speciale për Kosovën. Ajo i ka deklaruar Radios zvicerane SFR se "nuk ka nevojë të ketë Gjykatë të re për të gjykuar krimet e pretenduara të luftës në Kosovë", transmeton gazeta zvicerane Blick.br br "Më duhet të pranoj se jam e habitur me këtë vendim', ka thënë Del Ponte për radion zvicerane SFR. E pyetur nga gazetarja e emisionit "Sot në mëngjes" nëse ajo besonte në suksesin e kësaj gjykate, Del Ponte është përgjigjur "kam dyshime për këtë."br br Ajo ka thënë se ka një Tribunal që trajton krimet e kryera në hapësirën e ish Jugosllavisë dhe se ky është Tribunali ndërkombëtar i OKB-së në Hagë. Të gjitha hetimet që janë bërë për krimet e mundshme në Kosovë, kanë qenë pjesë e këtij Tribunali, ka deklaruar ajo.br br Carla del Ponte ka shprehur habinë që në Kosovë të themelohet një gjykatë e tillë.br br "Të gjitha hetimet, të cilat janë kryer për krimet e supozuara në Kosovë, për të cilat planifikohet të ngritët Gjykata, deri më tani nuk kanë sjellë asgjë në dritë", ka deklaruar Del Ponte.


User: Report TV

Views: 8

Uploaded: 2015-08-22

Duration: 01:15

Your Page Title