Amnistia për vjedhjen e votave në Korçë, PD: Maxhoranca falsifikoi draftin

Amnistia për vjedhjen e votave në Korçë, PD: Maxhoranca falsifikoi draftin

Ndonëse u miratua me konsensus dhe tashmë i ka dhënë efektet e tij, ligji për amnistinë ka rikthyer debatin në parlament. Opozita akuzoi mazhorancën se e ka prerë në besë, duke manipuluar draftin e dalë nga Komisioni i Ligjeve, për të mundësuar faljen e individëve që akuzohen për manipulim zgjedhjesh.br " Mazhoranca ka futur në votim një draft të fallsifikuar. Kjo mazhorancë nuk amniston ata që janë dënuar për krime zgjedhore dhe kjo është shumë e drejtë. Por mazhoranca ka falsifikuar materialin e komisionit të ligjeve që të amnsitojë ata që janë në ndjekje penale dhe qëllimi është një i vetëm, të amnistohen ata që blenë votat e zgjedhësve në Korçë" tha Oerd Bylykbashi.br Deputeti socialist, Armando Subashi, tha se nuk është bërë asnjë manipulim i këtij ligji. Sipas tij, drafti ka qenë mbi tavolinë dhe është votuar me konsensus.br " Realisht nuk ishte në propozimin e qeverisë, por që u shtua nga ne në Komision. Dhe ne ramë dakord bashkarisht dhe e votuam po këtu bashkarisht në seancë sepse drafti ka qenë i gjithi mbi tavolinë" theksoi ai.br Për ish-kryeministrin Sali Berisha, ky akt fakton blerjen dhe manipulimin e zgjedhjeve nga mazhoranca. Sipas tij ky është shtet bizantin, që Kryeministri urdhëron skllevërit e tij për të bërë manipulime.br " Nga njëra anë si qeveri nuk e çon në parlament, nga ana tjetër porosit skllevërit që ka rreth vetes në parlament dhe heq duke krijuar një akt të paprecedent"theksoi Berisha.br Por këtë situatë kryetari i parlamentit, Ilir Meta, fajëson deputetët e ligjeve, pasi janë treguar të pavëmendshëm.br " Do të ishte më mirë që të gjithë ne dhe të gjithë kolegët tanë, sidomos në komisionin e ligjeve ta kishin vënë re më parë këtë problem"u shpreh Meta.br Mbi fenomenin e blerjes së votave, Oerd Bylykbashi, zgjodhi një pjesë të fjalimit të deputetit të ndjerë,Sokol Olldashi, për ta mbyllur fjalimin e tij.br "Ta mbyll me fjalët e një kolegu që sot nuk është më në këtë sallë, Sokol Olldashit në një nga fjalët e tij të fundit. "Në këtë parlament nuk mund të ketë vend edhe për depuetët edhe për blerës votash"tha Bylykbashi.


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2015-08-22

Duration: 02:07

Your Page Title