Çlirohet familja e ngujuar në Bllok, prej dy javësh fqinji kishte bllokuar hyrjen

Çlirohet familja e ngujuar në Bllok, prej dy javësh fqinji kishte bllokuar hyrjen

Pas dy javëve ngujim, INUK në bashkëpunim me përmbarimin privat kanë arritur që të çlirojnë dy motrat. Dy vajzat e familjes Milo, përgjatë 14 ditëve janë furnizuar me ushqime dhe ilaçe, pasi njëra prej vajzave ishte e sapo operuar, me anë të një litari. Vajza e cila ishte operuar shprehet se këto ditë kanë jetuar si në burg.br Në momentin e daljes së vajzave, babai Petraq Milo shprehet se një akt i tillë është shumë i turpshëm. Nëna, Tatjana Milo, shumë e lënduar tregon se çështja e pronësisë së familjes së tyre ka 13 vite që ka nisur, duke u bërë absurde në momentin e mbylljes së shkallëve prej fqinjit .br Trashëgimtarë të familjes Shijaku të cilët janë edhe pronarët e katit të pare, kanë deklaruar se ndërhyrja e përmbaruesve është e paligjshme.br Përmbaruesi privat, Baftjar Nelaj, shpjegon se mbyllja e shkallëve të brendshme është shkelje e ligjit dhe me anë të një vendimi u bë edhe ndërhyrja për shembjen e tyre.br Vajzat e familjes Milo mbetën të bllokuara në shtëpi pasi para dy javëve INUK prishi shkallët e jashtme të apartamentit të tyre, i cili ndodhej në kat të katërt. Ndërkohë që shkallët e brendshme ishin bllokuar dhe i ishin shitur një tjetër personi në shkelje me pa të drejtë.


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2015-08-22

Duration: 02:12

Your Page Title