Rruga e dëmtuar e fshatit turistik rrezikon aksidente dhe shembje banese në Piqeras

Rruga e dëmtuar e fshatit turistik rrezikon aksidente dhe shembje banese në Piqeras

Fshati Piqeras mbetet një destinacion i preferuar turistik, por rruga që të çon në këtë fshat është kthyer në shqetësim që ndoshta do të çojë në braktisjen e tij nëse nuk merren masa. Rruga nacionale Sarandë-Vlorë në të paktën 4 segmente të saj në hyrje dhe daljet nga fshati Piqeras është shkatërruar. Përveç se për turistët kjo situatë është problematike edhe për banroët e zonës. Banesat e ndërtuara në anë të rrugës rrezikojnë shembjen dhe shenjat kanë nisur. br Ndërkaq Kryetari i komunës së Lukovës, Vladimir Kumi, situatën e krijuar tek rruga nacionale në hyrje e dalje të fshatit Piqeras ia faturon firmës së ndërtimit dhe thotë se Drejtoria Rajonale e Rrugëve në Gjirokastër është në dijeni për situatën, por deri tani nuk ka ndërmarrë asnjë hap për ta rregulluar atë.


User: Ora News Lajme

Views: 5

Uploaded: 2015-08-22

Duration: 02:06

Your Page Title