Nëpunësit Civil, ligji i ri në Kuvend, opozita kundër

Nëpunësit Civil, ligji i ri në Kuvend, opozita kundër

Tiranë- Mazhoranca përfshin në kalendarin e punimeve të Parlamentit ligjin e ri për nëpunësin civil të rregulluar.br br Me projektligjin e ri, qeveria synon të realizojë qëllimin e aktit normativ, duke i shtyrë efektet e ligjit "Për nëpunësin civil" deri më 1 prill 2014.br br Opozita e kundërshton duke deklaruar se po kërkohet të hidhet poshtë ligji i miratuar një vit më parë me konsensus por edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje.br br "Kërkuam që ligji për nëpunësin civil që ata duan të fusin në Parlament për të hedhur poshtë ligjin e miratuar me konsensus një vit më parë dhe për të hedhur poshtë vendimin e gjykatës Kushtetuese të mos e përfshijnë. Ne nuk jemi dakord. Ata vendosën ta kalojnë," u shpreh Paloka, pas përfundimit të mbledhjes së konferencës së kryetarëvebr br Kreu i grupit të PD, Edi Paloka pas përfundimit të mbledhjes së konferencës së kryetarëve tha se nuk është gjetur konsensus sa i përket datës kur do të mbahet seance plenare, dhe as kalendarit të punimeve.br br "Nuk ramë dakord për kalendarin e punimeve të parlamentit. Është hera e dytë brenda një periudhe shumë të shkurtër që Parlamenti nuk zhvillon seance parlamentare.


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2015-08-22

Duration: 02:16

Your Page Title