"Kinge të gjej punë", Veliaj: Krenar për atë që thashë dje, ka punë me 1000 €

By : Ora News Lajme

Published On: 2015-08-22

9 Views

01:27

Tiranë-Sot në ditën e dytë të Panairit të Punësimit, ministri i Mirëqënies Sociale, Erion Veliaj u shpreh se ndihej krenar për atë që deklaroi dje se në panair ofrohen vende pune edhe për 1 mijë euro.

Por heshti për fjalorin e përdorur dje, kur njërës prej të shkarkuarave nga administrata e cila protestonte duke i kërkuar të kthehej në vendin e punës i tha "kinge, të gjej punë me 1 mijë euro"

"Jam krenar për atë që kam thënë dje dhe ju them që ka punë me 1 mijë euro. "

Panairi i Punësimit që organizohet në Pallatin e Kongreseve është shtyrë edhe për dy ditë. Aty ofrohen mbi 6 mijë vende pune, mes tyre edhe punë që paguhen me 1 mijë euro në muaj siç deklaron ministri.

Ilir Meta: Ndoqa live komunikimin e Ramës e Veliajt
Kryetari i Parlamentit Ilir Meta vlerësoi panairin si një mundësi e mirë për të ofruar vende të reja pune për "ata që kanë vërtet nevojë për punë dhe jo për ata që llastohen."

Ai u shpreh se e kishte ndjekur live nga zyra komunikimin e djeshëm të ministrit dhe të kryeministrit dhe nënvizoi se cështja e punësimit është me rëndësi dhe prioritet jo vetëm për të rinjtë e të rejat në Tiranë por në të gjithë Shqipërinë

" E kam të vështirë të shkoj në Çorovodë se sa shkoj atje në mëngjes më vijnë shumë njerëz sidomos gra që më kërkojnë punë", u shpreh ai.

Trending Videos - 23 May, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - May 23, 2024