Kontroll teknik automjeteve në Shkodër, Dani: Të evitojmë aksidentet

Kontroll teknik automjeteve në Shkodër, Dani: Të evitojmë aksidentet

Shkodër- Referuar disa ngjarjeve, të cilat për fat të keq jane kthyer në tragjedi për fatin e nxënësve, të cilët kryejne ekskursione në fund të vitit shkollor, në Shkodër ka nisur kontrolli teknik i të gjithë mjeteve që kryejnë transportin e tyre.br br Elis Dani, përgjegjësi i kontrollit rrugor,shprehet se kjo nisëm vjen si masë e marrë nga Ministria e Transportit për rritjen e sigurisë rrugore dhe shmangien e aksidenteve.br Grupet e kontrollit janë pozicionuar në akset nacionale si Shkodër-Tiranë, Shkodër -Han i Hotit, Shkodër-Muriqan etj.br br Gjatë aktivitetit 3 mujor të kësaj njësie janë ndëshkuar 280 automjete për parregullsi në dokumentacion apo që jane jashtë standardeve teknike, ku vetëm në 3 ditët e fundit janë penalizuar 30 automjete, kryesisht që transportonin nxënës shkollash.br br Sipas drejtuesve të shërbimit të transportit rrugor Shkodër, masat janë rritur rreth 50 krahasuar me një vit më parë dhe të gjithë drejtuesit e mjeteve kanë dalë në Komision për tu njohur me masat penalizuese, që nga heqja licensës, bllokimi i patentës apo mjetit.


User: Ora News Lajme

Views: 4

Uploaded: 2015-08-22

Duration: 01:21

Your Page Title