A1 Report - Vlore, kerkimet në zonen e Zvernecit nxjerrin ne drite objekte te reja

A1 Report - Vlore, kerkimet në zonen e Zvernecit nxjerrin ne drite objekte te reja

VLORE- Objekte të reja po dalin në dritë gjatë kërkimeve në zonën e Triportit në Zvërnec të Vlorës, që njihet si një nga vendbanimet më të hershme në vend.br br Arkeologët shprehen se së fundmi aty janë gjetur gjurmë që i përkasin disa periudhave që nga Paleoliti i Mesëm e deri në epokën e Bronzit.br br Ndër sendet e nxjerra nga arkeologët, ka rezultuar një numër i madh gurësh për ndezjen e zjarrit, që janë përdorur sipas arkeologëve, të paktën 60 mijë vjet më parë.br Arkeologët shprehen se shumë prej sendeve do t'i nënshtrohen një tjetër studimi, pasi koha e përdorimit të tyre mund të jetë edhe më e hershme nga ajo çka është zbuluar deri tani.br br Sendet e ndryshme, që janë gjetur në rrënojat e plazhit të Zvërnecit kanë vlera të mëdha unikale, ndërsa kanë ngjashmëri të theksuara me objektet të cilat janë gjetur në Kinë, Mongoli, Japoni, apo Angli.


User: Report TV

Views: 3

Uploaded: 2015-08-22

Duration: 01:26